17.12.2017

Xhemajlaj: Do të jemi gjithmonë pranë sportistëve

4 Tetor 2017

Në kuadër të fushatës zgjedhore lokale, sot Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit  Isa Xhemajlaj se bashku me bashkëpunëtor qëndroi për vizitë pune në Klubin e Volejbollit “Gryka” në Drenas, ku pati rastin të njoftohej me kryesinë dhe lojtaret e klubit të volejbollit.

Xhemajlaj dëgjoi shqetësimet e tyre dhe me ketë rast u ngrit si çështje nga kryesia e klubit, mungesa e buxhetit që është edhe baza më e ndjeshme e funksionimit si klub.

Ai u njoftua për gjendjen e vështirë që ndodhet si klub, ku nuk po munden më i mbuluar as shpenzimet esenciale të cilat i kanë për ndeshjet e zhvilluara në dy sezone.

Xhemajlaj fillimisht i përgëzoi kryesin e klubit për punën të cilët ata e bëjnë, si dhe i falënderoj lojtaret për angazhimin e tyre në ketë klub i cili po lenë gjurmë të suksesit në historinë më të re të Drenasit.

Ai iu premtoj se gjatë qeverisjes së tij 4 vjeçare subvencionimi i klubeve sportive do të trajtohen më seriozitetin më të madh dhe do të zgjidhen përfundimisht të gjitha shqetësimet e ngritura sepse nuk do të bëjmë diskriminim për asnjë klub dhe do ta kenë përkrahjen më të madhe financiare dhe morale shumë më të madhe se që kanë pasur deri me tani, ku sportistet tanë do të jenë krenar me përkrahjen dhe vlerësimin e punës së tyre nga ana e Kryetarit z. Isa Xhemajlaj.