21.10.2017

VV: Lipjanin do ta lidhim me Prishtinën, Fushë Kosovën e Podujevën

24 Shtator 2017

Drejtuesit e Vetëvendosjes shpehen besimin për fitore në Lipjan, sikur që sipas tyre, kjo fitore do të ndodhë në Prishtinë, Fushë Kosovë e Podujevë dhe këto komuna do të lidhen mes vete nën qeverisjen e Vetëvendosjes.

Kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri tha se kryetart të ardhshëm të Lipjanit, Selatin Retkocerit i duhet edhe asambleja komunale, sepse qeverisja pa asamble është qeverisje  e penguar dhe e bllokuar sikur që ka ndodhur këto katër vjet në Prishtinë. Por, kjo ndihmë, sipas Albin Kurtit, duhet të kërkuar në mënyrën më të sinqertë.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Lipjanit, Selatin Retkoceri, tha se në këtë komunë janë ndërruar kryetarët, por qeverisja ka mbetur e njëjtë, sikur që kanë mbetur të njëjta dhe të pazgjidhura edhe hallet dhe problemet e qytetarëve.