21.10.2017

Vllahiu: Përfaqësimi i grave në vendimmarrje do të jetë i barabartë

11 Tetor 2017

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit të rrjetit të Grave, Igballe Rugova, ka pritur në takim kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu.

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të vajzave, Vllahiu vizitoi këtë grup, i cili u njoftua nga Rugova për barazitë gjinore në vend dhe hapësirën e tyre në shoqëri.

“Kemi arrit me ligjin për barazi gjinore, me arritur  kuotën 50 për qind por është ende në implementim.  presim që me qenë implementimi i grave në vendimmarrje më qenë më i madh . Nëse kemi gra më shumë në vendimmarrje më ndryshe do të jetë situata”, tha Rugova, raporton EkonomiaOnline.

Rugova theksoi se është rritur numri i grave që kërkojnë të drejta për në prona.

“Sivjet kemi më shumë raste kur gratë kërkojnë më shumë të drejtat e tyre në prona, gjeneratat më të vjetra nuk presim të kërkojnë çështje pronësore sepse kanë vështirë të ndërrojnë bindjet, por gjeneratat e reja duke përfshirë vajzat po ashtu edhe djemtë kërkojnë të drejtat e tyre gjithnjë e më shumë”, tha ajo.

Ndërsa Vllahiu theksoi se kjo është një ditë e veçantë sepse nuk duhet të ekzistojë ndarja në gjini, dhe premtoi më shumë mundësi për përfshirjen e gruas në vendim marrje.

“Është një ditë e veçantë në botë, ka me qenë edhe ditë e veçantë edhe për neve në Kosovë, ndarja në gjini është ndarja më e keqe që ndodh në një shoqëri, përfaqësimi i gruas në institucione në vendimmarrje përmbi 50 për qind është i rëndësishëm sepse gratë tregojnë forcën shpirtërore jo vetëm të familjes tregojnë vendimmarrjen e tyre më shumë se burrat”, tha Vllahiu.

Më tej Vllahiu tha se në qeverisjen e tij, do të sjell më shumë përfaqësim të femrës në shoqëri, punë, dhe do t’ju lehtësohen taksat atyre që hapin apo kanë biznes tashmë.

“Do mundohemi të sjellim mundësi në komunë, përfaqësimi i femrës të jetë i barabartë, do bëjmë subvencionimin e bizneseve që kane të bëjnë me bujqësinë, lirimi nga të gjitha taksat për të gjitha ndërmarrjet ku femra është pronare, hapat për me fuqizu rolin e saj dhe me pas drejta të barabarta në shoqëri”, pohoi Vllahiu.

Ndërsa sa i përket arsimit, ai tha se do të këtë stimulim për të vazhduar shkollën.