17.12.2017

Vllahiu në Shoqatën e të Verbërve iu premtoi zgjidhje të problemeve

28 Shtator 2017

Krijimi i kushteve për punë, pagesa e punëtorit të zyrës së Shoqatës së të Verbërve nga ana e komunës, dhënia e një veture në shfrytëzim, dhënia e lejes për ndërtimin e një objekti të ri të shoqatës, ishin disa prej kërkesave që drejtuesit e Shoqatës së të Verbërve dega në Prishtinë, ia shtruan kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiut. Përmbi të gjitha, kreu i kësaj shoqate, Ujup Rashica tha se është i nevojshëm zbatim i ligjit.

Asnjë prej problemeve të përmendura, sipas kandidatit për kryetar të komunës, Arbër Vllahiut, janë probleme që do duhej të zgjidheshin kaherë. Ai tha se këto problem janë lehtë të zgjidhshme.

Vllahiu tha se program i tij është gjithpërfshirës sa i përket zgjidhjes së problemeve të të gjitha kategorive me nevoja të veçanta, duke përfshirë edhe punësimin e tyre.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës ka vazhduar aktivitetin e tij me takime derë me derë me banorët e lagjes Mati 1, ku është njoftuar me hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtij lokaliteti.