21.10.2017

Vllahiu: Kolovica e Vjetër tërësisht të harruar nga komuna

7 Tetor 2017

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhwt e  AAK-sw, Arbër Vllahiu, ka vizituar Kolovicën e Vjetër. Këtë pjesë të qytetit,  ai e quajti si tërësisht të harruar nga komuna.

"Në Kolovicën e Vjetër. E mbuluar me bërllog, me fëmijët që e kanë lënë shkollën e kësaj pjese për të vijuar mësimet në pjesë tjera të qytetit, me rrugët pa trotoare e rrezikun nga qentë. Pa asnjë mbështetje të qeverisë aktuale të kryeqyetit, hiq bashkëpartiakët. Prishtina shtrihet në të gjitha pjesët e saj, por pushteti e ka harruar. #PërPrishtinën me respekt. #50", ka shkruan Vllahiu në profilin e tij në facebook pas vizitës në këtë lagje.