22.10.2017

Vllahiu: Kodra e Trimave e lënë pas dore

2 Tetor 2017

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, ku është takuar me familje dhe biznese të vogla. Duke ju kushtuar rëndësi të veçantë secilit individ dhe duke ndëgju hallet dhe problemet e të gjithë bizneseve, Z. Vllahiu u nda tejet i zhgënjyer nga qeverisja e kaluar.

Pas vizitës në Kodrën e Trimave, Vllahiu postoi një shkrim në faqen e tij zyrtare të facebook:

"Në Kodrën e Trimave, të lënë pas dore, të nëpërkëmbur. Një zonë ekonomike me mundësi punësimi dhe prodhimi. Zhvillim, përfshirje të të rinjëve. Zgiidhje për gjithë infrastrukturën. Transport publik, qendër rekreacioni, shkollë, çerdhe. Sa padenjësisht janë trajtuar këta qytetarë. Zvogëlim taksash në pronë, ndihmë bizneseve, zvogëlim taksash. #PërPrishtinën e dinjitetshme."