21.10.2017

Vllahiu: Injorimi i kategorive të dala nga lufta i papranueshëm

9 Tetor 2017

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, me ç’rast e quajti të papranueshëm injorimin e këtyre kategorive.

"Në takime me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, degët në Prishtinë, për t’u njohur me punën, angazhimin, problemet e hallet e tyre. Kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie, sepse meritat e tyre për lirinë, pavarësinë dhe një Kosovë e Prishtinë ndryshe janë të mëdha. I papranueshëm injorimi i tyre i deritashëm. Do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me Zyrën e veçantë për kategoritë e dala nga lufta. Do të lirohen nga taksat në pronë, do të zgjidhet menjëherë çështja banesore dhe jo duke i trajtuar si raste sociale, por si pjesë e integruar dhe e barabartë në shoqëri. Mundësi më të mëdha punësimi, përmes trajtimit ligjor të barabartë. Lirim nga pagesat në transportin publik për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Arsim, përkudjesje shëndetësore. #PërPrishtinën e të gjithëve me respekt. #50", ka shkruar Vllahiu në facebook.