22.10.2017

Vllahiu: Do ta trefishojmë buxhetin komunal për sportin

1 Tetor 2017

Sot, në ditën ndërkombëtare të studentit, Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Z. Arbër Vllahiu takoi ekipin e futbollit të vajzave KFF KOSOVA. Pas bisedës me këtë ekip dhe diskutimeve rreth kushteve të vështira të sportit, të cilët Komuna e Prishtinës nuk u dha përkrahje, as për kushtet elementare të tyre, Z. Vllahiu la një mesazh në faqen zyrtare të tij në facebook:

‘Një ditë e mbarë në ditën e studentit, të takojë ekipin futbollistik të femrave KFF Kosova, këtyre vajzave me kaq përkushtim për sportin. Këtyre studenteve të shkëlqyera. Përpara ndeshjes kampionale. Kaq entuziazëm dhe kaq dashuri për futbollin, por të shpërfillura dhe të papërkrahura. Femra është shtylla e shoqërisë sonë dhe ajo po jep shembullin se si ndërtohet me dashuri shumëçka në jetë, pavarësisht stigmatizimit dhe nënçmimit. Qeverisja e Prishtinës ka ngulfatur jetën e tyre, përkushtimin për të arritur rezultate për të qenë e barabartë në shoqëri. Do ta trefishojmë buxhetin komunal për sportin në tërësi, për rininë. Rimëkëmbje dhe revitalizim të stadiumeve në Prishtinë, kushte më të mira me terrene ndihmëse. Do ta ndërtojmë një qendër të re sportive në qytet edhe fusha të reja sportive-rekreative. Gjithçka që i mungon rinisë e edhe femijëve. Buxhetin do ta kthejmë në zhvillim në çdo fushë. #PërPrishtinën #50’, sh shkruar ai.