21.10.2017

Veseli e Çelaj premtoi mbështetje për bizneset në Prishtinë

22 Shtator 2017

Sipas konceptit derë më derë, kandidati i PDK-së për Prishtinën Lirak Çelaj i shoqëruar edhe nga kreu i kësaj partie, Kadri Veseli ka vizituart disa biznese të vogla në komunën e Prishtinës. i dëgjuan problemet e tyre, ndërsa u premtuan mbështetje. Veseli u premtoi përfaqësuesve të bizneseve se PDK do t'u qëndrojë afër në mënyrë që Prishtina si kryeqytet të zhvillohet më shumë.

\"Kemi nevojë për një Prishtinë e cila e ka shpirtin e fuqishëm, shpirtin kërkues, por nuk e ka dinamikën e zhvillimit infrastrukturor. Atë mund ta bëjë vetëm një udhëheqje e përgjegjshme, atë mund ta bëjë vetëm Lirak Çelaj, përmes forcës së ndryshimit\", tha Veseli.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj tha se kryeqytetin do ta qeveris përmes punëve konkrete, e jo përmes Facebook-ut, sic sipas tij ndodhë aktualisht.

\"Një premtim që do ta zbatojmë dhe do të ecim përpara është ulja e taksës së legalizimit në 1 metër katror dhe me këtë ne edhe do ta rrisim buxhetin e komunës pastaj me ato mjete mund t'u shërbejmë qytetarëve në infrastrukturë, por edhe do t'u ndihmojmë qytetarëve që të kenë mundësi ta hipotekojnë pronën e tyre dhe me këtë mund të hyjnë në investime dhe në zhvillim ekonomik për Prishtinën\", tha Çelaj.

Një prej hapave të parë, Çelaj tha se do të jetë rregullimi i trafikut, duke thënë se aktualisht është katastrofal, ndërsa po ashtu premtoi shpalljen e Gollakut zonë të produkteve organike.