21.10.2017

Totaj premton përkrahje për bizneset e Prizrenit

28 Shtator 2017

Kandidati i PDK’së për Komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale.

Ai ka vizituar lokacionin ku parashihet të ndërtohet Parku i Bizneseve, në mes të fshatrave Korishë e Lubizhdë.

“Sot vizitova lokacionin në mes të fshatrave Lubizhdë dhe Korishë, që është i destinuar për ndërtimin e Parkut të Bizneseve”.

Totaj është zotuar që funksionalizimi i kësaj zone është një nga prioritetet e tij.

“Një nga pikat më të rëndësishme të prioriteteve të mia në kuadër të Zhvillimit Ekonomik Lokal është pikërisht funksionalizimi i kësaj Zone, si një indikator i fuqishëm i përkrahjes së bizneseve në Komunën e Prizrenit”. /gazetametro.net/