18.12.2017

Sulmohen zyret e Vetëvendosjes në Pejë

30 Shtator 2017

Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30, përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.
“Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyreve janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi. Ftojmë organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve”, njofton VV.
Lëvizjes Vetëvendosje thekson se zyret e saj nëpër Kosovë kanë qenëshpeshherë në shënjestër të sulmeve dhe se nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen Vetëvendosje!
“Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për Vetëvendosje!’, përfundon njoftimi.