18.12.2017

Shpend Ahmeti prezanton projektin "Prishtina, qytet në çdo lagje"

30 Shtator 2017

Koncepti “Prishtina qytet në çdo lagje”, do të vazhdon të realizohet gjatë mandatit të dytë, ka thënë kandidati për kryetar të komunës nga Vetëvendosja Shpend Ahmeti.

Duke prezantuar planin politik për mandatin katër vjeçar, Ahmeti ka thënë se nga tetori i këtij viti, ai ia ka vënë vetes tri prioritete kryesore për ta bërë Prishtinën qytet në çdo lagje.

Problem kryesor, sipas Ahmetit mbetet menaxhimi i parqeve, siç është ai tek salla “1 Tetori”, i cili është demoluar nga njerëz të pandërgjegjshëm. Prandaj, ai ka potencuar se në mandatin e tij të ardhshëm do ta themelojë edhe drejtorinë për menaxhimin e parqeve, e cila sipas tij, do të kujdeset vazhdimit për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Kryetari aktual dhe pretendenti edhe për një mandat në krye të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se në planifikimin për vitin 2018, janë ndarë një milion euro për ndërtimin e katër fushave të mëdha rekreative-sportive. Ndërsa, janë në dispozicion edhe 500 mijë euro për intervenime për fusha më të vogla.