18.12.2017

Shpend Ahmeti: Për 4 vjet, 12 mijë fidane, e 1.2 milion lule të mbjellura

22 Shtator 2017

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili është edhe kandidat i Vetëvendosjes për një mandat të dytë, përmes një postimi drejtpërdrejt në Facebook, ka bërë të ditur se sot Komuna e Prishtinës ka filluar mbjelljen e fidaneve.

Ai ka shkruar se janë rreth 4 mijë fidane që do të mbillen deri në dhjetor. Kjo ka nisur në Ditën Ndërkombëtare për lëvizje pa automjete.

"Për 4 vite 12 mijë Fidane të mbjellura dhe 1 milion e 200 mijë lule", ka shkruar Ahmeti./KosovaOnline.info/