22.10.2017

Selim Pacolli: Zjarrfikësit duhet të përkrahen, ky është plani im për ata

4 Tetor 2017

Në vizitën që u bëri sot zjarrëfiksëve, kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli premtoi se në mandatin e tij, ai do të angazhohet në zgjerimin e kapaciteteve të operimit.

Sipas Pacollit zjarrëfikësit ndonëse bëjnë një punë të rrezikshme dhe fisnike, ata janë lënë anash për një kohë të gjatë.

Gjatë kësaj vizite, Pacolli shpalosi programin e tij ku parasheh zgjerimin e kontigjentit të zjarrëfikësve dhe përmirësimin e infrastrkturës ku janë të stacionuar.

Ai gjithashtu tha se tashmë ka identifikuar vendet evropiane, ku zjarrëfikësit e Prishtinës do të mund të kryejnë trajnime të avancuara si dhe shprehu keqardhje që sot në Prishtinë nuk mendohet shumë për rastet e intervenimeve emergjente.

“Është për keqardhje që në ndërtimin e infrastrukturës së qytetit, nuk mendohet për shërbimet emërgjente, e për pasojë shpesh mungesë të qasjes së zjarrëfikësve ku kërkohet intervenim i tyre i shpejtë” u shpreh zt. Pacolli./Lajmi.net/