18.12.2017

Personat me sindromin down do të kenë përkujdesje institucionale

5 Tetor 2017

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu ka vizituar Down Syndrome Kosova në eventin e tyre.

"Një punë e jashtëzakonshme e fëmijëve dhe gjithë komunitetit me sindromin down. Prodhimi i tyre i xhemit është vepër e madhe, dëshmi e integrimit të tyre në shoqëri. Përkujdesja për ta është vlerë për shoqërinë. Personat me sindromin down do të kenë hapësirën e tyre, do të ketë përkujdesje institucionale për ta, prodhimet e tyre do të garantohen në treg, përfshirje në arsim, mësim cilësor me mësues të kualifikuar. Mundësi punësimi. #PërPrishtinën gjithëpërfshirëse. #50", ka shkruar Vllahiu.