22.10.2017

Pacolli premton autobusë efiçient për kryeqytetin

27 Shtator 2017

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban.

Për të hipur në autobus Pacolli ka pritur 20 minuta dhe për këtë premtoi se nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës qytetarët nuk do ta presin asnjë minutë autobusin.

Për më tepër Pacolli u zotua se për  qytetarët e  Prishtinës do të ofrojnë autobusë efiçient të cilët nuk do ta ndotin më tej kryeqytetin.

“Në programet tona ne parashohim autobusë efiçientë dhe jo autobusë ‘diesel’ të cilët e ndotin ambientin. Sot ka mjaft ndotje të ambientit dhe Prishtina sot i ekspozohet ndotjeve të mëdha. Sot trafiku urban nuk po na funksionon në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Siguroj që ne do të jemi efikas dhe nuk do të ketë asnjë minutë“, tha Pacolli.

Ai tha më tej se në qytetin e Prishtinës mungon efikasiteti në trafikun urban, kështu që premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të ofrojnë mundësi më të mirë për transportin urban.

Pacolli fushatën e tij zgjedhore do ta vazhdojë në lagjen Tophane, vizitë shoqatës Handikos dhe do të takohet me klubin e volejbollit.