17.12.2017

Pacolli: Njerëzit papunëtorë nuk kanë vend në qeverisjen time

9 Tetor 2017

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, ka vizituar lagjen “Dardania”, për të cilën ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Pacolli theksoi se njëra ndër problemet e kësaj lagje janë ujërat e zeza që përfshijnë rrugën në të cilën kalojnë fëmijët për të vijuar mësimin në shkollën e kësaj lagje.Ai tha në se qeverisjen e tij nuk do të ketë vend njerëzit papunëtorë, raporton Ekonomia Online.

“Nxënësit që kalojnë këtu marrin epidemi prej kësaj, poashtu edhe tymi që lirohet nga makinat i cili bllokon ajrin, mbi kalimi në pjesën mbi kurriz ende nuk është përfunduar, ketë njerëz që nuk i përfundojnë punët në mandatin tim nuk do lejohen”, tha ai.

Gjatë gjithë vizitës nën kurriz në lagjen Dardania, Pacolli mbajti të vendosur maskën sipas të cilit erërat e ndryshme janë pakënaqësi të çdo qytetari të cilat pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Gjatë vizitës në këtë lagje ai u taku edhe me aktorin Çun Lajçin, nga i cili morri përkrahje nëse angazhohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve të “Dardanisë”.

Lajçi u shpreh se dëshira e tij e vetme është të zgjidhet Pacolli kryetar i komunës i cili do ju ndihmojë qytetarëve sikurse vetës.” Dëshira ime e vetme është të fitojë ky njeri si kryetar sepse si e ka krijuar pasurinë e tij me djersë dhe kështu mund të bëjë edhe diçka për ne”, tha Lajçi.