18.12.2017

Nisma në Gjilan: Këtu mund të realizohet plotësisht programi ynë

30 Shtator 2017

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Nisma për Kosovën mbajti tubim në Gjilan, ku kandidati i këtij subjekti për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani shpalosi programin e tij qeverisës. Po ashtu u prezantuan edhe kandidatët për asamble.  Kreu i Nismës, Fatmir Limaj para gjilanasve, tha se Gjilani është vendi ku Nisma do të mund ta realizonte plotësisht programin e saj.

Kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në tubimin zgjedhor në Gjilan tha se në asnjë vend në Kosovë nuk përshtatet program i Nismës, sa në Gjilan. Kjo, pasi që siç tha Limaj, zemra dhe shpirti i programit të Nismës është solidariteti.

Kandidati  i Nismës për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani në tubimin zgjedhor tha se ka ardhur koha që në Gjilan të qeverisë NIsma dhe komunës t’ia kthejë përspektivën. Hasani prezantoi pesë prioritetet e tij, të cilat tha se do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Hasani tha se Nisma synon që në Gjilan ta zhvillojë demokracisë, ta forcojë shtetin e së drejtës, synon zhvillimin ekonomik e mirëqenien sociale. Me këtë rast u prezantuan edhe kandidatët e Nismës për Kosovën për asamblenë komunale të Gjilanit.