18.12.2017

Mustafa: Drenica ka nevojë për qeverisjen e LDK-së

27 Shtator 2017

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në tubimin zgjedhor në Skënderaj tha se Drenica ka nevojë për qeverisjen e LDK-së. Ai para së gjithash kërkoi që LDK të forcohet me prezencën e saj në Kuvendin Komunal të Skënderajt. Mustafa tha se LDK-ja ka qeverisur mirë në komunat që i ka drejtuar deri më tani, andaj e meriton fitoren.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Skënderajt, Isa Fejzullahu shpalosi programin e tij, duke thënë se ai është i bazuar në nevojat e qytetarëve.

LDK mbajti tubim zgjedhor edhe në fshatin Çabër, ku u prezantuan kandidatët për asamblenë komunale të Mitrovicës së Veriut. Atje kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se LDK-ja duhet të jetë sa më shumë e përfaqësuar në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, si komunë me shumicë serbe. Bartësi i listës, Agim Hasani e kërkoi votën nga banorët e Çabrës, duke thënë se LDK ka bërë shumë që ky fshat të jetë ndër më modernët në Kosovë.
Image may contain: 1 person, standing and suit

Image may contain: 1 person, suit