21.10.2017

Kurti: Vushtrria duhet ta ndërrojë udhëheqjen e padrejtë

2 Tetor 2017

Në tubimin e mbajtur në Vushtrri nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, deputeti Albin Kurti ka thënë se Vushtrria duhet ta ndërrojë udhëheqjen, të cilën e ka quajtur shumë të padrejtë. Ai ka thënë se mundësia për ta bërë këtë është 22 Tetori, duke votuar Besim Muzaqin për kryetar të komunës.

“Me Besimin, Vushtrrisë ia sjellim arsimin, punësimin, zhvillimin e përparimin”, ka thënë Kurti në Vushtrri, duke thënë tutje se me qeverisjen e VV-së qytetarit të Vushtrrisë do t’i kthehet puna e komunës së Vushtrrisë nderi.

“Këta të tjerët kanë premtime të rrejshme pa program, ne kemi program me zotime të vërteta që këtu në Vushtrri i garanton Lëvizja si organizatë, Besimi si kryetar, e këta kandidatë si këshilltarë. Votojeni 10-shin si numër dhe kurrë nuk do të jeni të humbur”, ishte porosia e Kurtit për vushtrriasit.

Kurse, kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Kurti e quajti punëtor të madh, aktivist modest e menagjer të mirë, ndaj tha se ai e meriton të jetë kryetar i Vushtrrisë.