21.10.2017

Kurti: Fehmi Ferati, VV dhe numri 10 përbëjnë treshen fituese në Mitrovicë

28 Shtator 2017

Deputeti Albin Kurti e ka hapur tubimin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë, duke thënë se komuna është komunë e mirëqenies.

“Ajo investon në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore të cilat qytetarët ia sjellin rrymën, ujin, transportin, shkollën, ambulancën, bibliotekën, parkun, rrugën, trotuarin,  këndin e lojërave  e fushën e sportit”, ka thënë Kurti gjatë këtij tubimi.

Ai më tej tha se komuna nuk është vetëm administratë e as vetëm përfaqësim, e as vetëm ndertesa e  tatime. Ai tha se ajo është e tërë: politikë, qytetari, ekonomia, shërbimet dhe publikja.

“Fehmi Ferati, Vetëvendosje! dhe numri 10 përbëjnë treshen fituese”, tha po ashtu Albin Kurti, duke u shprehur i bindur se pas 22 tetorit VV do të qeverisë me Mitrovicën.

Kurti tha se Ferati është kandidati më i mirë për Mitrovicën, duke përmendur edhe aktivitetin e tij ndër vite.