18.12.2017

Konjufca në Pejë jep 10 arsye pse duhet të votohet numri 10

30 Shtator 2017

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë gjatë tubimit elektoral në Pejë se sot janë mbledhur në qytetin e Pejës për të prezantuar programin me të cilin do ta ndryshojnë Pejën dhe ekipin në krye me Bashkim Nurbojën, që do t’i prijë këtij ndryshimi.

Konjufca ka thënë se janë 47 arsye që të mos votohet LDK, 50 arsye që të mos i jepet votë AAK’së dhe 94 arsye të mos votohet PDK, por ai ka shtuar se janë 10 arsye të fuqishme që të votohet VV.

“Këto 10 arsye janë: Së pari sepse Vetëvendosje! është e popullit dhe për popullin; Së dyti sepse Vetëvendosje! qeverisë me përgjegjësi; Së treti sepse Vetëvendosje! do të sjellë drejtësi; Së katërti sepse Vetëvendosje! do ta mundësojë zhvillimin: Së pesti sepse Vetëvendosje! do ta garantojë barazinë; Së gjashti sepse Vetëvendosje! do ta ngrisë arsimin; Së shtati sepse Vetëvendosje! do ta mjekojë shëndetësinë; Së teti sepse Vetëvendosje! do ta çojë përpara rininë; Së nënti sepse Vetëvendosje! do ta mbrojë sovranitetin; Dhe së fundi sepse Vetëvendosje! do ta sjellë bashkimin dhe Bashkimin do ta bëjë kryetar të Pejës”, ka thënë Konjufca, i cili ka ftuar që me 22 Tetor të votohet numri 10, i cili përfaqëson ndryshimin.