22.10.2017

Kërcënohet anëtari i AKR-së

4 Tetor 2017

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli, ka mbajtur konferencë para Stacionit të Policisë Qendra, nga ku ka ngritur shqetësimin për kërcënimin e një anëtari të shtabit të tij zgjedhor.

Ai ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin. Pacolli tha se “kush do që ka punë mua mund ti drejtohet mua dhe jo qytetarëve”.

Ai ka thënë se duhet të ndalohen veprime të tilla gjatë garës zgjedhore.

Pacolli nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kërcënuesit por ka lënë te kuptohet se është bërë nga një prej partive që janë në garë për Prishtinën.