17.12.2017

Kandidati i LDK-së për Mitrovicën shpalos programin 8 pikësh

23 Shtator 2017

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberaj ka thënë se program i tij nuk do të jetë program dëshirash, por program i mundësive reale, dhe i bazuar në nevojat e qytetarëve. Kamberaj tha se në programin prej tetë pikash, prioritet është që Mitrovica të duket qytet modern dhe funksional e këtë më së miri, e krijon zhdukja e kaosit urbanistik.

Ai premtoi ndërtimin e shetitores afër lumit Ibër, premtoi ngrohje qëndrore, ndriqim publik, riparim të trotuareve, e po ashtu si prioritet tha se është edhe Mitrovica me ekonomi të qëndrueshme dhe tërheqëse për investitorët.

Prioritete të tjera të Kamberajt për qeverisjen e Mitrovicës janë edhe rregullimi i infrastrukturës në zonën e lirë ekonomike, riorganizimin e administratës komunale dhe rritja e vendimmarrjes së këshillave të lagjeve e fshatrave për realizimin e projekteve të komunës.