18.12.2017

Haradinaj: Nuk quhet marrëveshje nëse nuk ratifikohet nga dy shtete

26 Shtator 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e konsideron ndërkombëtare marrëveshjen për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, edhe pse kjo marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i vendit fqinj.Haradinaj tha se një marrëveshje nuk quhet ndërkombëtare nëse nuk ratifikohet nga dy vende.

Kryeministri, njëherësh lider i AAK-së, i bëri komentet gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë, raporton Ekonomia Online. Komentet e Haradinajt pasojnë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Srxhan Darmanoviq, se çështja e demarkacionit është e kryer për vendin e tij.

Në tubim e hapjes së fushatës zgjedhore në Pejë, Haradinaj ka përsëritur se nëse kufiri nuk është në Çakorr nuk e ka votën e tij në Kuvendin e Kosovës.Ai tha se këtë ua ka bërë të qartë dhe “miqve ndërkombëtarë”.

“Nuk i kam rrejt… Ju kam thanë se Kosova nuk ka ia 2/3 e votës për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend”.

Haradinaj përsëriti se çështja e demarkacionit është proces dhe beson se nuk do të bëhet pengesë për liberalizimin e vizave për ksoovarët.

Para përkrahësve të AAK-së të mbledhur në Hotel “Dukagjini”, shefi i Qeverisë sqaroi se tashmë e ka formuar komisionin e ti për verifikimin e demarkacionit, i cili sipas tij përbëhet nga njerëz kredibilë e profesionistë.

Ata, shtoi Haradinaj, do ta jenë a gabim në versionin e marrëveshjes së nënshkruar nga Qeveria Mustafa.

“Nëse gjejnë gabime, i kemi dy rrugë. I themi Malit të Zi: ‘A po don me korrigju’. Nëse nuk pranon, e rrëzojmë në Parlament”.“Atëherë marrëveshja kthehet në pikën zero… Është e thjeshtë: Nuk ka marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk ratifikohet nga dy vendet”.