21.10.2017

Fehmi Ferati bën 28 zotime nëse e merr drejtimin e Mitrovicës

10 Tetor 2017

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka paraqitur në një tubim 28 zotimet e tij për këtë komunë.

Plani “Zero mbeturina” dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza; tregu i mbyllur për prodhues vendor dhe fermer; 200 bujtina të subvencionuara në Shalë; ujë për çdo lagje në fshatra; transporti falas për nxënësit që banojnë larg shkollave; hapësirë banimi për rastet sociale dhe këndet për të moshuarit dhe pensionistët; “Treni te liqeni” – linjë e atraksionit turistikë nga qyteti në zonën e liqenit; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut ky kandidat.

28 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Mitrovicës

1. Plani “Zero mbeturina” dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

2. Vendparkim të mjaftueshëm dhe riorganizim i trafikut.

3. Tregu i mbyllur për prodhues vendor dhe fermer.

4. Mërgata me përfaqësim të drejtpërdrejtë në ekzekutivin e Komunës.

5. Zyra e destinacionit turistik, turizëm malor, turizëm lumor me kajak dhe rafting, hoteleri e kontrolluar në zonën e liqenit.

6. 200 bujtina të subvencionuara në Shalë.

7. Ujë për çdo lagje në fshatra.

8. Themelimi i ndërmarrjes publike banesore dhe shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në çdo lagje e qendra të fshatrave.

9. Mësimi parafillor, ndërtimi i 3 çerdheve: Iliridë, Shipol dhe Kqiq.

10. Shujta organike për çdo nxënës dhe vijimi i vizitave sistematike shëndetësore.

11. Laborator të shkencave natyrore në çdo shkollë dhe dollapë në çdo klasë.

12. Terrene sportive për çdo shkollë dhe kënde leximi.

13. Transporti falas për nxënësit që banojnë larg shkollave.

14. Dy salla të edukatës fizike në  shkollat “Eqrem Çabej” e “Abdullah Shabani” dhe fusha sportive për çdo shkollë.

15. Qendra të Mjekësisë Familjare të riorganizuara dhe kompletimi me pajisje profesionale. Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë.

16. Autoambulancë në shërbim 24 orë në Stan Terg. Pas një viti transformim i Ambulancës në Stan Terg me orar 24 orë.

17. Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë familjare në lokacion të ri, rikualifikimi i hapësirës ku ndodhet ndërtesa e vjetër për ndërtimin e Parkut Qendror (me emërtimin dhe statujën e mërgimtarit) dhe parkingut nëntokësor  publik.

18. Asfaltimi i rrugëve në Zabërgjë-Selac,“Tunel i Parë-Kutlloc”, lagjja Ibishi në Bajgorë dhe lagjja Hasani në Vllahi.

19. Trotuare të sigurta në Koshtovë, Lisicë, Broboniq dhe Shupkoc.

20. Ndërtimi i Shkollës së Muzikës, ndërtimi i Muzeut të qytetit, zhvendosja e Galerisë së Arteve në sheshin “Mehë Uka” dhe themelimi i muzeut të fotografisë.

21. Themelimi i fondit për përkrahjen dhe ringritjen e klubeve sportive.

22. Barazi dhe programe intensive për grupet e margjinalizuara dhe persona me nevoja te veçanta.

23. Hapësirë banimi për rastet sociale dhe këndet për të moshuarit dhe pensionistët.

24. Mbikalimi estetik (jokomercial) te sheshi “Adem Jashari”.

25. Kalendari i Kulturës – në çdo muaj dy aktivitete atraktive, kulturore dhe artistike.

26. Mbjellja e fidanëve në çdo trotuar e hapësirë të lagjeve.

27. Harta e qytetit dhe aplikacioni për Mitrovicën.

28. “Treni te liqeni” – linjë e atraksionit turistikë nga qyteti në zonën e liqenit.