21.10.2017

Deklaratë skandaloze e Muhaxherit: Kinezët duhet të na e zgjidhin problemin me qentë endacakë (Video)

8 Tetor 2017

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dhënë një deklaratë skandaloze për çështjen e zgjidhjes së problemit të qenëve endacak.

Duke folur për këtë çështje në TV Dukagjini, Muhaxheri ka thënë se qytetarët duhet të mësohen me qentë endacakë të cilët janë të vaksinuar ose duhet të vijnë kinezët për t’u marrë me këtë problem, duke aluduar në atë që kinezët e hanë mishin e qenit, transmeton lajmi.net.

“Qytetarët duhet të mësohen se qentë endacakë që e kanë vathin duhet të jetojnë dikun, se përndryshe kemi me qenë të detyruar me i likuidu ose me i sjell nja 200 mijë kinezë këtu në Kosovë e ata mandej me na e zgjidhë këtë problem”, është shprehur Muhaxheri./Lajmi.net/

Për më shumë nga minuta e 55 e debatit: