17.12.2017

Dega e AAK-së në Pejë tregon top prioritetet e kandidatit Fatmir Gashi për këtë rajon

9 Tetor 2017

Zyrtarë të AAK-së në Pejë kanë shpalosur planin qeverisës katërvjeçar të kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, Fatmir Gashi. Në qëndrimet e AAK-së në Pejë prioritet do të kenë tri çështje ndër to edhe çështja e demarkacionit, kauzë kjo e njohur tashmë edhe nga qëndrimet e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.

“Zgjedhja kryeministër e z. Haradinaj siguron qytetarët e republikës dhe banorët e brezit kufitar se çështja mbetet në duar të sigurta. Ajo çka kërkohet në këtë fazë prej komunitetit rugovas, është mbështetja me votën e 22 tetorit për kandidatin e AAK-së, z. Fatmir Gashi. Vota për Fatmir Gashin, në radhë të parë do të thotë votë për të hequr nga qeverisja e Pejës ata që e mbështetën në këto vite demarkacionin aktual”, thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Pejë.

Tutje kjo degë, ka renditur edhe dy prioritete tjera. Atë të parkut nacional si dhe të rregullimit të çështjes së infrastrukturës.

Ky është njoftimi i plotë i degës së AAK-së, në Pejë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, në të njejtën linjë me qëndrimet dhe kauzën e kryetarit ta saj, Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj për rajonin e Rugovës sqaron edhe njëherë tre TOP Prioritetet e programit qeverisës 4 vjeçar të kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, z.Fatmir Gashi.

Tre qëndrimet e AAK-së në Pejë dhe kandidatit të saj z.Fatmir Gashi:

1. Parku nacional: Askush nuk mund të kujdeset më mirë për asnjë zonë në Kosovë se sa banorët e vet asaj zone”. Nga AAK, deputetët e saj, kjo është bërë e qartë kohë më parë edhe me votën kundërshtuese në Kuvendin e Kosovës. Mbetemi në këtë linjë.

2. Demarkacioni: Kauzë tashmë e njohur e z. Ramush Haradinaj. Zgjedhja kryeministër e z.Haradinaj siguron qytetarët e republikës dhe banorët e brezit kufitar se çështja mbetet në duar të sigurta. Ajo çka kërkohet në këtë fazë prej komunitetit rugovas, është mbështetja me votën e 22 tetorit për kandidatin e AAK-së, z.Fatmir Gashi. Vota për Fatmir Gashin, në rradhë të parë do të thotë votë për të hequr nga qeverisja e Pejës ata që e mbështetën në këto vite demarkacionin aktual. Vota për Fatmir Gashin me 22 Tetor është argument mbështetës për kryeminstrin Haradinaj në qendrimin për ta vendosur kufirin aty ku është, në Çakorr, Kullë dhe Maje të Larta.

3. Infrastruktura: Rugova është specifike për Kosovën. Zgjerimi i rrugës Pejë –Kuqishtë – Çakorr. Lidhja e secilit fshat me asfalt. Për Rugovën ujësjellës dhe kanalizim. Kujdes të shtuar dhe zgjidhje e problemeve përmes KEDS-it në mungesën e energjisë elektrike. Këto janë pikat pa të cilat Rugova nuk ka zhvillim.