18.12.2017

Çelaj shpalos programin për trafikun urban

2 Tetor 2017


Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj ka paraqitur planin se si do ta organizojë trafikun urban në Prishtinë në mënyrë që të jetë më e mirë dhe më e lehtë lëvizja për makinat dhe njerëzit.

Ai ka paraparë që rruga “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe rruga “UÇK” të bëhen njëkahëshe.

Ndërsa, në këtë ai ka paraparë edhe tri parkingje. Në këtë aspekt Çelaj tha se do të bëjnë shtigje për biciklistë pasi nuk është bërë asgjë nga qeverisja aktuale.

Çelaj tha se përveç lojërave me autobus asgjë tjetër nuk është bërë në trafikun urban.

Pretendenti për kreun e Prishtinë tha se do ta bëjnë edhe zonën e gjelbër të parkingut, e cila do të shërbej vetëm për banorët e lagjes përkatëse pasi ka shume ankesa se të tjerët po ua zënë parkingun.

Po ashtu, ai tha se do të jetë edhe zona e bardhë e parkingjeve e cila do të shërbej për ata që vijnë në qendër të për kryer ndonjë punë administrative, por që do të jetë me orar të limituar prej dy orëve.