18.12.2017

Çelaj: Puna e parë si kryetar, krijimi i parkingjeve

28 Shtator 2017

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj ka thënë se puna e parë e tij si kryetar i kryeqytetit do të jetë rregullimi i parkingjeve.

Ai ka thënë se Ahmeti jo që nuk ka punuar në këtë drejtim, por i kishte zënë trotuaret me kungja, transmeton Indeksonline.

“Puna e parë që do e bëjë si kryetar, që ditën e parë, është rregullimi i parkingjeve”, ka thënë ai./Indeksonline/