21.10.2017

Ahmeti: Prioriteti numër një, pastrimi i bërllokut

24 Shtator 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nisur prezantimin e programit “Prishtina, qytet në çdo lagje”, nëse e merr dhe një mandat katërvjeçar.

100 zotimet e tij, Ahmeti i Vetëvendosjes i ka ndarë në 10 fusha kryesore.“Fusha e parë prioritare është lagje e pastër dhe rend e rregull në çdo lagje”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka arsyetuar gjendjen e keqe aktuale me “sabotimin” që kompania “Pastrimi” i ka bërë Komunës.

“Pasi e kemi përfunduar ujin si një nga nevojat bazike, prioriteti numër 1 i yni do të jetë pastrimi i bërllokut”, ka thënë Ahmeti.