18.12.2017

Ahmeti, Mustafës: Mjaft më me propaganda koti – dihet kush qeverisi me PDK-në

7 Tetor 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditës së sotme mori kritika nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa në lidhje me bashkëpunimin e tyre me PDK-në, është kundërpërgjigjur.

Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se Mustafa duhet ta dijë se sot shumë lehtë në internet mund t’i shohësh të gjitha ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetuar në Kosovë. “Nuk është si në kohën e Jugosllavisë”, thotë Ahmeti.

“Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaçin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana”, ka thënë Ahmeti në postimin e tij.

“Mjaft me propaganda koti më”, shkroi ai.