18.12.2017

Ahmeti: Ju tashmë e dini se si qeverisim ne

8 Tetor 2017

Para shumë banorëve të Koliqit që ishin tubuar sonte në mbështetje të VETËVENODSJE!-s sonte folën nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu, deputeti Frashër Krasniqi, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, i cili ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me banorët e këtij fshati, me ç’rast kishte orientuar shumë investime infrastrukturore në këtë pjesë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë në vend, dhe rritja po vazhdon edhe më tutje, në secilin fshat, në secilën lagje, e në secilën Komunë.

“Kjo për shkak se jemi subjekt i drejtë dhe i sinqertë. Nuk japim premtime që s’i bëjmë. Nuk japim premtime sa për votë. Ju tashmë e dini se si qeverisim ne. E dini që qeverisim bashkë me ju. E ruajtëm paranë publike, dhe e orientuam në nevojat e qytetarëve, lagjeve, fshatrave, Komunës. Në mandatin e parë patëm 12 zotime, kurse tash 100. E këto 100 do t’i realizojmë edhe më lehtë, sepse në mandatin e radhës do ta kemi shumicën edhe në Kuvend Komunal”, u shpreh Ahmeti.