21.10.2017

Abrashi: Tek “Bunarit të Hajratit” do të ndërtojmë çerdhe dhe terren sportiv

4 Tetor 2017

Gjatë një vizitë që ju ka bërë lagjes “Bunari i Hajratit” deri rrugës për Grashticë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka premtuar ndërtimin e një çerdhe publike dhe një terren sportiv për nevojat e kësaj zone.

“Vizituan rrugën nga ‘Bunari i Hajratit’ deri rrugës për Grashticë dhe kemi plane konkrete për këtë zonë. Ne mendojmë se kjo zonë ka potenciale të fuqishme ekonomike, por siç e pamë edhe vetë, zotimet tona mbeten tek infrastruktura, si zgjerimi i rrugës me katër korsi, që përfshin edhe trotuare dhe ndriçim. Do të bëjmë asfaltimin e të gjitha rrugicave në këtë lokalitet, ndërsa në këtë pjesë do të bëhet edhe ndërtimi i Spitalit të Qytetit”, tha Abrashi.

Sipas tij, te Fusha e Pajtimit do të ndërtohet një qendër rekreative sportive.

“Pas kërkesave të banorëve kemi vendosur për ndërtimin e një kopshti publik (çerdhe) për fëmijët e lagjes. Marrim si zotim që të matim dendësinë e popullsisë dhe të shohim nëse ka nevojë për ndërtimin edhe të një shkolle”, shtoi Abrashi.

Ai tha se në ditët në vijim do të dalim me një plan konkret për komplet Zonën e Gollakut, ku parashihen ndërtimi i kapaciteteve ekonomike, turistike etj.