21.09.2018

Reklama

Foto Lajm
Në nderim të Simbolit të Rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës për liri, Adem Demaçi edhe flamuri i madh kombëtar te rrethi është ulur në gjysmështizë.
As zebrat nuk kanë ‘imunitet’ kur janë në pyetje parkingjet e paligjshme në Prishtinë. Kjo pamje është e zakonshme në Rrugën B të kryeqytetit, derisa policia nuk i sheh./KosovaOnline/
Një problem i kamotshëm në oborrin e UP-së është rishfaqur. Rrjedhjet e ujit që kundërmon kanë dalë mbi sipërfaqen e rrugicave me kocka duke u bërë pengesë për kalimtarët.
KEDS mjaftohet me inkasimin e parave nga konsumatorët dhe nuk interesohet fare për sigurinë. Ja në çfarë gjendje janë lënë njësorët elektrikë në rrugën Rexhep Luci –Prishtine.
Ky mbledhës i mbeturinave të riciklueshme është ‘kontribuuesi’ i vetëm i mbrojtjes së mjedisit të degraduar pranë rrethojës së QKUK-së në Prishtinë./KosovaOnline/