17.12.2017

Abrashi: Do ta fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri

26 Shtator 2017

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, është zotuar se në momentin që ai vie në krye të komunës, do ta fuqizojë rolin e gruas në Prishtinë dhe më gjerë, raporton zeri.info.

\"Ju garantoj se do të keni mbështetje të plotë për secilën nismë. Ne jemi përkujdesur që në programin tonë ta parashohim fuqizimin e gruas në shoqëri\", ka deklaruar Abrashi.

Ai më tej, ka thënë se gruaja nuk e ka pozitën e duhur jo vetëm në komunën e Prishtinës, por as në shoqëri.

E pos kësaj, në një takim me përfaqësueset e shoqatave të grave, Abrashi është zotuar se do të hapë shumë çerdhe dhe shkolla të reja./Zeri/