17.12.2017

31 Zotimet e Vetëvendosjes për Ferizajn

5 Tetor 2017

Lëvizja Vetëvendosje me 22 Tetor e ka programin i cili përbëhet nga 31 zotime, e të cilat përbëjnë rrugën e duhur për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen ferizajasit. Këto zotime janë përpiluar nga kandidati për kryetar komune që do t’i prijë ndryshimit të madh në Ferizaj, Faton Topalli, bashkë me ekipin e tij të përbërë nga profesionistë të të gjitha fushave.

Gjatë prezantimit të këtyre zotimeve Topalli tha se brenda mandatit prej katër vitesh, ai do të japë maksimumin për të realizuar me sukses secilin zotim të paraqitur, që të mundësohet kthimi i shpresës dhe i dinjitetit në Ferizaj.

Topalli tha se vetëm qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, e ka vizionin që mundëson ndryshimin. Dhe potencoi se ndryshimi nuk ka qenë kurrë më afër, por për jetësimin e tij, ai ftoi për angazhim dhe mobilizim të të gjithëve.

31 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Ferizajt

1.    Kënde të leximit në secilën shkollë 9 vjeçare, laborator në çdo klasë 9 vjeçare (kimi, fizikë, biologji), secila klasë do të ketë dollapë për libra.
2.    Shujta falas për të gjithë fëmijët në klasat 1-5 dhe për nxënësit e klasave të 6-9-ta në shkollat e përfshira në mësimin tërë ditor.
3.    Restaurimi i ish gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” dhe vendosja e Shkollës së Arteve në të.
4.    Çerdhe publike çdo 24 muaj nga dy çerdhe.
5.    Furnizimi i rregullt pajisje mjekësore dhe planifikimi i furnizimit me barna në ccdo qendër të mjekësisë familjare e ambulancë.
6.    Kontrolle sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat e Komunës për qëllime preventive.
7.    Ndërtimi i Qendrës sëe re të mjekësisë familjare në Prelez dhe Koshare si dhe renovimi i Qendrave të mjekësisë familjare ekzistuese.
8.    Themelimi i Drejtorisë së Inspeksionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje.
9.    Hartimi i hartës zonale të komunës dhe publikimi i lejeve të ndërtimit në webfaqen e komunës.
10.    Sistemi i gjurmimit të lejeve ndërtimore “Permit Tracking System”.
11.    Rigjenerimi urban “Lagje për Lagje”.
12.    Qendra për orientim në karrierë që të sigurohemi për lidhjen e shkollës profesionale me punësimin.
13.    Planifikimi i një zone të re ekonomike në Babush.
14.    Ndriçim, rrugë dhe kanalizim për zonat industriale në Prelez dhe Babush.
15.    Rritja e buxhetit në bujqësi për subvencione dhe program i ndershëm subvencionimi për fermerët.
16. Zgjidhja fshat për fshat e problemit të kanalizimit.
16.    Funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatra.
17.    Trotuare funksionale,  ndërtimi aty ku nuk ka dhe lirimi i trotuareve të zëna.
18.    Rivitalizimi i brendshëm i teatrit “Adriana” brenda 24 muajve.
19.    Shtimi i fondit të librave,  modernizimi i bibliotekave dhe sallave të leximit.
20.    Renovimi dhe vendosja e ngrohjes në palestrën e sporteve “Bill Clinton” brenda 36 muajve, si dhe ndërtimi i parkut rekreativ sportiv qendror.
21.    Planifikimi dhe ndërtimi i këndeve rekreative sportive lagje për lagje.
22.    Dixhitalizimi i shërbimeve komunale - Qytetarët informohen nga Komuna për kërkesat e tyre dhe modernizimi i shërbimeve të ofiqarisë - Prokurimi sipas modelit të transparencës radikale.
23.    Punësim sipas modelit të anonimitetit, që është provuar në shtetet e Bashkimit Evropian.
24.    Themelimi i Arkivit dhe ruajtja e dokumenteve sipas ligjit (arkivi dixhital).
25.    Zgjerimi i ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.
26.    Instalimi i hidrantëve në zonën urbane (plan për mbrojtje nga zjarri).
27.    Program social i banimit 3 vjeçar.
28.    Programi për qasje në institucionet publike për personat me nevoja të veçanta, si dhe për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
29.    Infrastrukturë moderne në tregun e gjelbër dhe Tregu mobil i prodhimeve vendore.
30.    Fuqizimi i bashkësive lokale në shërbim të banorëve dhe vendimmarrje në bashkëpunim me qytetarë.