18.12.2017

25 Zotimet e Vetëvendosjes për Komunën e Gjakovës

6 Tetor 2017

Gjakova është ndër komunat e cila ka pësuar dëmet më të mëdha nga papërgjegjësia e qeverisjeve të papërgjegjëshme. Duke mos pasur asnjëherë qëllim interesin e qytetarit të Gjakovës dhe zhvillimin e kësaj komune, pas luftës, Gjakova u degradua nga një qytet i zhvillimit që numëronte shumë fabrika në një vend të stagnimit dhe korrupsionit.

Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të ia ndërrojë këtë kahje qytetit të Gjakovës, dhe të sjellë barazi, rend e mirëqenie për të gjithë. Për këtë, kandidati për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, në bashkëpunim me aktivistë e profesionistë të fushave të ndryshme kanë përgatitur programin e përbërë nga 25 zotime, që trajtojnë problemet themelore të Gjakovës.

Sot, kandidati për kryetar i Komunës së Gjakovës, Driton Çaushi ka paraqitur 25 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë komunë. Rritja e fondit të bursave për studentët dhe nxënësit, transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor, rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit, hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive,  strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale, rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra, shërbimi këshillimor dhe trajnime për fermerët, si dhe hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”, janë disa nga zotimet që ka shpjeguar kryetari i ardhshëm i Gjakovës para publikut.

Ai ka thënë që këto 25 pika janë hapi fillestar për ta sjellur ndryshimin jashtëzakonisht të nevojshëm për Gjakovën, për të sjellur zhvillim e përparim në këtë Komunë.

25 Zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje! Për Komunën e Gjakovës:

1.    Projekti “Ringjallja e hapësirave publike”, lagje më lagje.
2.    Hapja e 3 çerdheve të reja, në qendër të qytetit dhe në lagjet Dardani e Brekoc.
3.    Pajisja e shkollave me laboratore, mjete konkretizuese dhe kënde të leximit.
4.    Shujta falas për nxënësit të klasave 1-5.
5.    Rritja e fondit të bursave për studentët dhe program për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.
6.    Transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor.
7.    Organizimi i garave të dijes për shkollat fillore dhe të mesme.
8.    Dyfishimi i ekipit mobil emergjent dhe modernizimi i laboratorit për analiza në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
9.    Aktivizimi i barnatoreve kujdestare.
10.    Hapja e Qendrës Multifunksionale Rinore dhe njohja e punës vullnetare.
11.    Organizimi i Programit të punës praktike për nxënësit e shkollave profesionale. 
12.    Rigjallërimi i sportit në Gjakovë, me plan dhe me buxhet - Hartimi dhe jetësimi i “Stategjisë për Zhvillimin e Sportit në Gjakovë”.
13.    Rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e tij.
14.    Hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive.
15.    Strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale.
16.    Gjysmë milioni euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të deri në fund të mandatit dhe ndarje transparente dhe profesionale e tyre.
17.    Organizimi i seancave këshilluese dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me aktivitet prodhues e turistik dhe sektorit të shërbimeve.
18.    Menaxhim efikas i mbeturinave.
19.    Shtimi i hapësirave për parkingje publike dhe menaxhim efikas i tyre.
20.    Investimi në hyrjet e ndërtesave shumëbanesore dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre.
21.    Rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra.
22.    Shërbim këshillimor dhe trajnime për fermerët.
23.    Hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”.
24.    E Inspektori – lajmërimi në kohë reale (24 orë) i parregullsive dhe përgjigje e mënjëhershme për rastet.
25.    Inspeksion që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.