18.12.2017

Yahoo raporton rritje të të ardhurave me 22.1%

19 Prill 2017

Yahoo raportoi 22.1% rritje të të ardhurave për tre mujorin e parë të vitit pak përpara finalizimit të shitjes së biznesit tek Verizon Communications.

Yahoo tha se të ardhurat nga shërbimet mobile, videot, dhe reklamimi u rritën më 35.6% në 529 milion dollar për tre mujorin i cili u mbyll më 31 Mars.

Fitimi arriti shifrat e 99.4 milion dollarëve, ose 10 cent për aksion. Në terësi të ardhurat e kompanisë ishin 1.33 miliard dollar nga 1.09 miliard dollar një vit më parë.

Gjatë muajit Shkurt Verizon nënshkroi përfundimisht blerjen e Yahoo për 4,48 miliard dollar, duke ulur ofertën e parë me 350 milion. Yahoo tha ditën e Marte se pret finalizimin e marrëveshjes në Qershor.