25.05.2018

Volkswagen prezanton Golf GTI TCR (Foto)

12 Maj 2018

Tre vite më parë lindi seria TCR, dedikuar për makinat e prodhuara në seri. Vetura me 4 dhe 5 dyer, me motor 2.0 benzinë apo naftë. Dominuesi i saj ishte Golf, që fitoi dhe kampionatin botëror të TCR në 2016 dhe 2017.

Në vazhdën e këtij suksesi, Vokswagen ka vendosur të nxjerrë superlativën Golf GTI TCR. Debutimi botëror i tij u bë në Worthersee, dhe në praktikë është versioni kryesor i gamës fantastike të Golf GTI, me një motor turbo benzinë TSI prej 2 litrash dhe 290 kuaj fuqi.

Fuqia transferohet në rrotat e përparme përmes kambios DSG elektronik. Shpejtësia është e limituar në elektronikisht në 250, por pika maksimale e saj është 264 km/h. Dizajni i saj ka një pamje makine garash me një karroceri Pure Grey.