25.06.2017

Twitter ul dukshmërinë e përmbajtjeve nga përdoruesit abuzivë

18 Shkurt 2017

Pak ditë më parë Twitter na tregoi rreth planeve për të luftuar abuzimin në platformë. Javën e kaluar rrjeti social lançoi një veçori të re e cila identifikonte sjelljet abuzive.Twitter ul dukshmërinë e përmbajtjeve nga përdoruesit abuzivë. 

Në momentin që zbulohet, Twitter redukton numrin e njerëzve që mund të shohin cicërimat abuzuese. Vetëm njerëzit të cilët ndjekin aktivisht këto llogari mund të shikonin cicërimat.

Për 12 orët në vijim Twitter do të parandalojë shfaqjen e cicërimave në fjalë për ata që nuk duan ti shohin. Nuk dihet nëse Twitter do të implementojë afate të tjera përtej 12 orëve.

Abuzimi në rrjetin social ka qenë një ndër problemet madhore të Twitter. Deri para pak kohësh mjetet të cilat e luftonin këtë fenomen ishin të kufizuara, shkruan PCWorld.

Konkretisht në Gusht të 2016-ës Twitter i shpalli luftë zyrtarisht përmbajtjeve abuzuese. Fillimisht bllokoi shikimin e “citimeve” nga njerëz që nuk i ndjekim. Ndërsa kufizimi i abuzimit është një ide e mirë, përdoruesve u duhet kohë të mësohen me standartin e ri.

Po rasti më i fundit dëshmoi se rrjeti social jo gjithnjë ka të drejtë. Pasi ndaloi njoftimin e përdoruesve kur ato shtohen në një listë, Twitter tërhoqi ndryshimin pas kritikave të ashpra nga anëtarët të cilët thonin se kështu rrjeti po u vjen më tepër në ndihmë abuzuesve.