22.10.2017

Teknologjia, risitë e verës

21 Qershor 2017

Të rejat e fundit të momentin që do t’ju duhen për pushime, që nga syzet Spectacles të Snapchat për të shpërndarë videot me miqtë, tek pagesat nga celulari me Apple Pay.

Gjithashtu një sy ndaj pajisjeve për kuriozët, që vijnë përtej oqeanit, si valixhja që karrikon smartphone me energji diellore, apo fotokamera Uv, për të kontrolluar nëse lëkura është e mbrojtur në plazh.

Në pritje të lojës së ardhshme dixhitale, pasardhës i Pokemon Go, janë syzet e Snap, që të paktën në SHBA janë një aksesor trendi. Spectacles xhirojnë video të vogla për tu shpërndarë menjëherë me miqtë.

Mes risive të tjera të teknologjisë për tu eksperimentuar për pushime është Apple Pay. Mjafton një iPhone apo Apple Ëatch për të paguar një akullore, për të karikuar telefonin apo për të paguar një faturë hoteli.