21.08.2019

Samsungu inkuadron kamerën në lapsin digjital

7 Shkurt 2019

Samsungu po e konsideron krijimin e një kamere në lapsin e ardhshëm digjital.

Sipas një patente të zbuluar nga “Patently Mobile”, për të cilën ishte aplikuar dy vjet më parë, lapsi do të jetë në gjendje të dërgojë fotografi në telefon ose tablet, përmes përkrahjes nga “Bluetoothi”, diçka që iu shtua Note 9-shit.

Samsungu ka menduar që kamera në laps të ketë edhe funksionin e zmadhimit përmes klikimit në ekranin e telefonit.

Nuk dihet akoma se kur kompania e madhe do ta përdorë këtë veçori.