26.04.2018

Rupert Murdoch kërkon që Facebook të paguajë për lajmin e besueshëm

25 Janar 2018

Njeriu i medias, Rupert Murdoch, ka kapur momentin që të kritikojë rrjetin më të madh botëror Facebook mbi rolin të tij në përhapjen e lajmit të rremë që ndikoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA-ve dhe kërkon që të paguajë për lajme të besueshme.

Javën e kaluar, Facebook tha se do t’i vëzhgoj përdoruesit për të gjetur se cilat burime të lajmeve janë të besueshëm.

“Nëse Facebook dëshiron të njohë publikuesit e besuar, atëherë duhet t’u paguajë atyre një taksë të ngjashme me modelin e miratuar nga kompanitë kabllore”, tha Murdoch, përcjell Telegrafi.

Murdoch është një kritik i trajtimit të lajmeve nga kompanitë e teknologjisë. Në vitin 2009, ‘News Corp’ i Murdoch kishte njoftuar se do të tërhiqet nga Google dhe do të shfaqet në ‘Bing’, motori i kërkimit i Microsoft, ngase sipas tyre kompania dhe të tjetër po i ‘vjedhin’ përmbajtjet.

“Publikuesit padyshim po e rritin vlerën dhe integritetin e Facebook përmes lajmit dhe përmbajtjes së tyre, por nuk janë duke u shpërblyer në mënyrë adekuate për këto shërbime”, tha Murdoch.

Gjithashtu ai fajësoi algoritmet e Facebook dhe Google për popullarizimin e ‘burimeve të lajmeve të ndyra’./Telegrafi/