20.10.2018

Risitë e Pixel 3XL

1 Gusht 2018

Gjithçka gati, ose pothuajse gati për telefonin e ri Pixel 3XL të Google. Smartphone, për të cilin qarkullonin mjaft thashetheme javën e shkuar, duket se ka rënë në duart e komunitetit Xda Developers.

Të paktën estetikisht, dukej se telefonin do ta shohim pas disa muajsh. Por është identik me ato që kanë qarkulluar muajt e shkuar dhe në linjën e paraardhësve të tij.

Pixel 3XL është risia më e re, dhe si shumica e smartphone të kohëve të fundit do të ketë risi për “notch”.

Bëhet fjalë për atë pjesë të telefonit që ka kamerën, sensorët fotografikë, altoparlantin dhe sensorë të tjerë që bëjnë njohjen e fytyrës.

Pajisja nuk do të jetë pa korniza. Përkundrazi, në pjesën e pasme do të ketë një kornizë që do të ketë një speaker audio si versioni i mëparshëm.

Si versioni Pixel 3 dhe Pixel 3XL do të kenë të instaluar Androidin më të fundit, P.