22.11.2017

Një “fortesë” mbi 4 rrota, kushton 1.5 mln dollarë

5 Nëntor 2017

Në pamje të parë nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga automjetet e tjera, por nëse futesh brenda saj do ta kuptosh lehtë luskin që mbizotëron.

Ford ka prezantuar së fundmi “EarthRoamer XV-HD”, një automjet luksoz, në të cilin mund të jetojnë pa asnjë problem deri në 6 persona.

Por çmimi është me të vërtetë i kripur, pasi kushton 1.5 milionë dollarë.

E dedikuar për terrene malore, ky automjet është 10 metra i gjatë, ndërsa është i pajisur edhe me panele diellore.