22.10.2017

Në pritje të Galaxy S8

13 Prill 2017

Porositë për Galaxy S8 janë shumë më të mëdha se ato për paraardhësin e tij, S7, thanë të enjten drejtuesit e kompanisë Samsung Electronics duke sugjeruar kështu se shumë konsumatorë ishin të trazuar nga zjarret që u regjistruan vitin e kaluar tek Galaxy Note 7.

Kompania tha se planifikon të përdorë S8-ën për t’u ringritur në Kinë, ku Samsungu ka rënë nga pesëshja e telefonave më të shitur vitet e fundit për shkak të konkurrencës së shtuar nga rivalët lokalë si Hawei.

Galaxy S8, që do të fillojë të shitet në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada më 21 prill, do të jetë thelbësor për rimëkëmbjen e firmës koreanojugore nga telashet me Note 7.

Telefoni i ri është pritur mirë dhe disa investitorë dhe analistë thanë se do të kishte një rekord shitjesh në vitin e parë për gjigandin e smartphone-ve.