23.08.2017

Ja sa do të kushtojë iPhone 8

13 Korrik 2017

Derisa çmimi fillestar i modelit bazë të “iPhone 7” është 649 dollarë, përdoruesit dhe njohësit e rrethanave në “Apple” ka kohë që spekulojnë se çmimi i modelit më të ri “iPhone8” mund të arrijë deri në 1.500 dollarë.

Njohësi i rrethanave në botën e teknologjisë së re John Gruber, i cili më herët ka parashikuar që versioni i artë i “Apple Watch” do të kushtojë 9.999 dollarë, ka deklaruar se çmimi fillestar prej 1.500 dollarësh mund të jetë tepër i lartë.

“Mendoj se do të jetë 1.200 dollarë për modelin bazë, derisa çmimi më i mirë për versionin high-end do të jetë 1.300 ose 1.400 dollarë”, ka thënë Gruber.