17.12.2017

Iphone 8 vjen me efekt pasqyre

10 Korrik 2017

Në pritje të zbulimit zyrtar të risive që do të sjellë gjenerata e re e një prej celularëve më të kërkuar modernë, Iphone 8, në media të ndryshëm qarkullojnë foto të ndryshme të variantit të ri.

Pas publikimit të lajmit se Iphone 8 do të ketë dy kamera në pjesën e tij të pasme për kapur sa më tepër detaje nga imazhi, burime të tjerë kanë nxjerrë edhe variantet që do të jenë kasat e smartphonit të ri, shkruan TCh.

Sipas këtyre zërave, Iphone 8 do të vijë me 4 ngjyra të ndryshme, por varianti më i shtrenjtë do jetë me efektin pasqyrë.