23.11.2017

iPhone 8 lansohet në vitin 2018

25 Prill 2017

Fansat e iPhone ka mundësi të mos e kenë në dorë serinë e radhës deri në 2018. Pajisja e re duket se do të shtyhet për vitin e ardhshëm, sipas një raportimi të fundit.

Prodhimi masiv i këtij produkti mund të mos nisë para tetorit apo nëntorit, tha Ming-Chi Kuo, një analist icituar nga 9to5mac.

Kjo shton frikën se pajisja e re mund të dalë më vonë ose më e pakta për tu patur në muajt e parë të publikimit të tij.

Apple nxjerr telefonët e saj të rinj në shtator, por duket se ky vit do të jetë i pari që del nga programi, dhe kjo ndoshta dhe për dizanjin inovativ të telefonit të ri.